Turqia rreth 42% të eksportit të vajit të ullirit e ka bërë në Spanjë dhe Itali

Eksportuesit turq rreth 42 për qind të eksportit të vajit të ullirit që kanë bërë në 2 muajt e parë të sezonit e kanë realizuar në Spanjë dhe Itali, dy liderët botërorë në prodhimin dhe tregtimin e këtij produkti.

Turqia rreth 42% të eksportit të vajit të ullirit e ka bërë në Spanjë dhe Itali

Në dy muajt e parë të sezonit të ri të eksportit, që ka nisur më 1 nëntor të vitit të kaluar, eksportet janë realizuar me 6 mijë 262 ton, duke shënuar një rritje prej 322% në sasi dhe rreth 22,8 milion dollarë në vlerë, duke shënuar një rritje prej 173%.

Eksportet më të shumta të vajit të ullirit nëntorin dhe dhjetorin e kaluar u bënë në Spanjë, 2 mijë 256 ton, i ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me 1 mijë e 624 ton, dhe Italia me 515.8 ton.

Eksportet brenda dy muajve ndaj këtyre dy vendeve, tek të cilat në muajt e parë të sezonit të kaluar nuk ishte bërë asnjë shitje të vajit të ullirit, ka arritur që tani në 2 mijë 772 ton.

Presidenti i Grupit të Promovimit të Ullirit dhe Vajit të Ullirit në Balikesir dhe njëherësh pronari i një kompanie që prodhon dhe eksporton vaj ulliri, Mehmet Haki Sermerxhi tha se këtë vit eksportet kanë nisur mirë.



Lajme të ngjashme