Rëndohet bilanci i sulmit terrorist në Diyarbakir
Në sulmin terrorist kundër ekipit të policisë afër qytetit studenti të Universitetit Dicle në provincën Sur të Dijarbakërit (Diyarbakır) kanë rënë dëshmor 4 polic dhe janë plagosur 2 të tjerë.
652815

Sipas informacionit të marrë nga burimet e policisë, në afërsi të vendit, ku vazhdojnë punimet e gërmimit në kampusin e Universitetit Dicle, një eksploziv artizanal i vendosur në anë të rrugës nga terroristët e PKK-së është aktivizuar në momentin e kalimit të automjetit të policisë.
Sipas raportimeve të para, 4 policë ka rënë në krye të detyrës dhe 2 policë të tjerë u plagosën.
Të plagosurit janë transferuar me ambulanca në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Dicle.