Presidenti Erdogan takohet me drejtuesit e ekonomisë turke

Kreu i Shtetit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të hënën në Kompleksin Presidencial në Ankara një takim me krerët e ekonomisë së vendit.çç

Presidenti Erdogan takohet me drejtuesit e ekonomisë turke

Kreu i Shtetit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të hënën në Kompleksin Presidencial në Ankara një takim me krerët e ekonomisë së vendit.

Presidenti Erdogan u takua me ministrat dhe burokratët e lartë përkatës për të vlerësuar zhvillimet e fundit në ekonomi.

Në takim u shqyrtuan gjendja e tregjeve në përgjithësi, rritja e kursit të këmbimit valutor në veçanti, si dhe masat që mund të ndërmerren për të kufizuar efektet ekonomike të luhatjeve në tregje, të cilat vlerësohen se burojnë nga jashtë.

Ministrat dhe burokratët e lartë të pranishëm në takimin me Presidentin Erdogan theksuan se rritja e kursit të këmbimit valutor është e përkohshme dhe se bazat e ekonomisë turke janë të forta.

Drejtuesit e ekonomisë së Turqisë nënvizuan gjithashtu se ky është një proces kalimtar, prandaj nuk bëhet fjalë për të devijuar nga objektivat në lidhje me inflacionin për vitin 2017, sepse janë marrë dhe po merren të gjitha masat e nevojshme që sektori real të mos preket nga zhvillimet negative. Banka Qendrore dhe institucionet e tjera ekonomike të Republikës së Turqisë do të ndjekin nga afër zhvillimet edhe gjatë periudhës në vijim duke demonstruar një qasje proaktive.



Lajme të ngjashme