Operacioni Mburoja e Eufratit – Neutralizohen 20 terroristë të DAESH

Në ditën e 147-të të operacionit “Mburoja e Eufrati”, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) vazhdojnë kundër objektivave terroriste në veri të Sirisë, janë neutralizuar 20 terroristë, anëtarë të organizatës terroriste DAESH.

Operacioni Mburoja e Eufratit – Neutralizohen 20 terroristë të DAESH

Sipas një informacioni të publikuar nga ushtria turke, vazhdon operacioni u filluar më 24 gusht të vitit të kaluar në veri të Sirisë për të rritur sigurinë e kufijve dhe për të mbështetur forcat e koalicionit duke eliminuar kërcënimin që kanë krijuar këtu organizatat terroriste, me në krye DAESH-in.

Në ditën e 147-të të operacionit 106 objektiva të organizatës terroriste DAESH janë goditur me tanke, artileri dhe raketahedhës shumëgrykësh.

Ndërkaq avionë të Forcave Ajrore Turke kanë kryer operacione kundër 10 objektivave të organizatës terroriste në al-Bab dhe kanë asgjësuar këtu pozicione të snajperëve dhe një uzinë të prodhimit të mortajave.

Që nga dita e parë e operacionit e deri më tani janë asgjësuar edhe 2 mijë e 941 eksplozivë artizanalë, shumica të kurthuar, dhe 43 mina në mënyrë të kontrolluar.



Lajme të ngjashme