Kapet terroristi i sulmit ndaj klubit të natës në Stamboll

Sipas lajmit të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli, terroristi Abdulgadir Masharipov, i cili masakroi 39 veta në sulmin terrorist në një klub nate në Ortakoy të Stambollit natën e vitit të ri, është kapur nga policia e Stambollit.

Kapet terroristi i sulmit ndaj klubit të natës në Stamboll
Terroristi i sulmit të Stambollit kapet në operacionin e informacionit sekret dhe policisë turke
Terroristi i sulmit të Stambollit kapet në operacionin e informacionit sekret dhe policisë turke

Terroristi Abdulgadir Masharipov, i cili masakroi 39 veta në sulmin terrorist në një klub nate në Ortakoy të Stambollit natën e vitit të ri, është kapur nga policia e Stambollit. Terroristi fshihej në një adresë në lagjen Esenyurt të Stambollit.

Sipas lajmit të Agjencisë Turke të Lajmeve Anadolli, terroristi Abdulgadir Masharipov, i cili masakroi 39 veta në sulmin terrorist në një klub nate në Ortakoy të Stambollit natën e vitit të ri, është kapur nga policia e Stambollit.

Sipas informacioneve të marra thuhet se terroristi fshihej në një adresë në lagjen Esenyurt të Stambollit.

Ekipet e antiterrorit të këtij qyteti gjatë një operacioni kanë bërë të mundur kapjen e agresorit të sulmit terrorist në Ortaköy të Beşkitaşit në Stamboll, natën e vitit të ri.

Bashkë me agresorin Abdülgadir Masharipov, thuhet se janë arrestuar edhe 5 persona nga të cilët 3 gra.

Të dyshuarit janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Stambollit në rrugën Vatan.

Nga ana tjetër policia e këtij qyteti ka njoftuar se janë duke u zhvilluar operacione edhe në disa adresa të tjera në kuadër të luftës kundër terrorizmit.



Lajme të ngjashme