Protesta e turqve në Gjermani kundër çdo lloj terrori

Në qytetin Dortmund të Gjermanisë u zhvillua protesta me moton “Marshimi Kundër Terrorit”.

651897
Protesta e turqve në Gjermani kundër çdo lloj terrori

Në marshim morën pjesë mbi një mijë protestues.

Protestuesit që mbanin në duar flamuj turq të mbledhur përpara stacionit të trenit në qendrën e qytetit dënuan çdo lloj terrori.

Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej “bashkim kundër terrorit”, “terrori nuk ka atdhe”, “mallkuar qoftë terrori” dhe duke hedhur slogane reaguan ndaj atyre që mirëpresin dhe japin mbështetje financiare për organizatat terroriste.

Protestuesit kritikuan edhe vendet evropiane që japin mbështetje për organizatat terroriste.

Për protestën që pavarësisht motit të ftohtë zgjati rreth 2 orë, policia kishte marrë masa të gjera sigurie.



Lajme të ngjashme