Takimi i Astanës për Sirinë do të mbahet më 23 janar

Zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën tha se mbledhja për Sirinë, planifikuar të zhvillohet në Astana të Kazakistanit, do të realizohet më 23 janar.

Takimi i Astanës për Sirinë do të mbahet më 23 janar

Në një takim me përfaqësuesit e mediave të huaja, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) bëri deklarata në lidhje me bisedimet e planifikuara të Astanës.

Në kuadër të armëpushimit të arritur me nismën e Turqisë dhe Rusisë konflikti në Siri këto dy javët e fundit është ndërprerë në masë të madhe, sqaroi zëdhënësi Kallën, duke shtuar se për të arritur një paqe të qëndrueshme në Siri do ta ndjekin hap pas hapi procesin e Astanës.



Lajme të ngjashme