Turqia në turizëm, e 6-ta në botë dhe e 4-ta në Evropë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Nabi Avxhë (Nabi Avcı) në fjalimin e mbajtur në Konferencën e 9-të të Ambasadorëve që vazhdon në Ankara, falënderoi ambasadorët për kontributin e dhënë në prezantimin e Turqisë.

650191
Turqia në turizëm, e 6-ta në botë dhe e 4-ta në Evropë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Nabi Avxhë (Nabi Avcı) në fjalimin e mbajtur në Konferencën e 9-të të Ambasadorëve që vazhdon në Ankara, falënderoi ambasadorët për kontributin e dhënë në prezantimin e Turqisë.

Avxhë bëri të ditur se Turqia në turizëm nuk duhet të kufizojë veten vetëm me tregun e Rusisë, Anglisë dhe Gjermanisë por duhet ti drejtohet edhe tregjeve dhe produkteve të ndryshme

Ai nënvizoi se Turqia është një vend shumë i veçantë në turizëm.

“Ne në turizëm jemi të 6-t në botë dhe të 4-t në Evropë. Nuk ka asnjë arsye pse mos të hyjmë në tre vendet e para. Ne i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. Sipas konkurrentëve tanë edhe ne e dimë por edhe ata e dinë se ne kemi shumë avantazhe” tha Ministri i Kulturës dhe Turizmit Nabi Avxhë.

Ai u shpreh se janë brenda pritshmërive pozitive për këtë vit në turizëm dhe një nga këto arsye është se një pjesë e atyre që nuk erdhën në Turqi në vitin 2016 nuk shkuan me pushime në vend tjetër.

Ndërsa arsyeja tjetër ka të bëjë me studimet e bëra nga agjencitë gjermane dhe angleze të turizmit. Turistët që nuk erdhën në Turqi por shkuan në Greqi, Spanjë dhe Itali, bëjnë të ditur se Turqia nga aspekti i cilësisë së shërbimit dhe atyre që ofron është më superiore se vendet e tjera dhe kjo është kthyer në një avantazh për Turqinë.

Ministri Avxhë tha se krahas promovimit të turizmit malor, turizmit të shëndetësisë, trashëgimive të besimit dhe potencialit të gastronomisë në mënyrë efektive duhet të promovohet edhe kultura e pasur turke.



Lajme të ngjashme