Erdoan: Zgjedhje të parakohshme në rast të mosfunksionimit të kuvendit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri deklarata në lidhje me rendin e ditës.

650997
Erdoan: Zgjedhje të parakohshme në rast të mosfunksionimit të kuvendit

Presidenti Erdoan u shpreh në lidhje me luhatjet spekulative në valutë dhe theksoi se brenda kësaj jave do të bëjnë një vlerësim të ri në lidhje me kursin e këmbimit.

“Këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar por unë po i bëj përsëri thirrje popullit tim. Askush të mos mbledhë valutë dhe ti mbajë të fshehura nën jastëk por ti këmbejë ato me lira turke. Nëse valuta kthehet në lira turke kam besim se tregu do të rehatohet” u shpreh presidenti Erdoan.  

Ai u shpreh edhe në lidhje me votimin e propozimit të ndryshimit të kushtetutës në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

“Nëse edhe në turin e dytë parlamenti vë në shesh të njëjtin stabilitet, çështja i shkon vetë të zotit të punës. Populli ynë do të marrë vendimin përfundimtar. Çfarëdolloj që të jetë vendimi i popullit tonë ne do ti themi të gjithë ‘po’ dhe do ta respektojmë atë. Kjo është e gjitha” tha Erdoan.

Presidenti Erdoan theksoi se nëse Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë arrin në mosfunksionim atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.



Lajme të ngjashme