Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Çavusoglu për “WP”: Puna e parë me Trumpin, rikthimi i besimit reciprok Turqi-SHBA

Në një artikull për ditoren amerikane “The Washington Post”, ministri i Jashtëm i Turqisë thekson se puna e parë për t’u bërë me Donald Trumpin është me doemos rindërtimi i besimit të ndërsjellë mes dy vendeve aleate...

Çavusoglu për “WP”: Puna e parë me Trumpin, rikthimi i besimit reciprok Turqi-SHBA

Një periudhë e re po fillon në marrëdhëniet Turqi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, që më datë 20 janar do të marrë zyrtarisht funksionin nga pararendësi në largim, Barack Obama, dha mesazhe të ngrohta në lidhje me përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë.

Donald Trump theksoi se do të punojë për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Turqinë.

Ndërsa ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, në një artikull për ditoren amerikane “The Washington Post” (WP), shpalos të priturat e Turqisë dhe popullit turk nga SHBA-ja.

Mevlut Çavusoglu tërheq vëmendjen në këtë artikull se politikat e ndjekura deri më tani nga administrata amerikane kanë shkaktuar zhgënjim të thellë në Turqi dhe thekson se gjatë kësaj periudhë të re, e cila do të nisë më 20 janar, puna e parë për t’u bërë është me doemos rindërtimi i besimit të ndërsjellë dhe solidarizimi ndërmjet dy vendeve aleate.

Shefi i diplomacisë turke shkruan se asnjë shtet tjetër nuk bën përpjekje kaq sa Turqia në luftën kundër terrorizmit.

“Veçanërisht kundër organizatës terroriste DAESH, është sërish Turqia ajo që bën luftën më të madhe dhe më efektive”, nënvizon ai.

Pasi vë në pah se marrëdhëniet turko-amerikane po kalojnë nga një proces seriozisht i tensionuar, ministri Çavusoglu sqaron se shkaktare e kësaj situate janë disa praktika, të cilat po ndiqen kohëve të fundit nga administrata e Shtëpisë së Bardhë.

“Në vend që të prodhojë zgjidhje përballë vuajtjeve e dhimbjeve në Siri, SHBA-ja ka preferuar që të bashkëpunojë në rajon me organizatën terroriste PYD, binjake e asaj separatiste dhe terroriste PKK”, shprehet kryediplomati turk.

Çavusoglu nënvizon gjithashtu se është krejtësisht e papranueshme që anëtarët e organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), të cilët goditën popullin turk dhe u përpoqën të rrëzojnë demokracinë turke përmes tentativë për grusht shteti më 15 korrik 2016, vazhdojnë të gjejnë strehim në një vend aleat.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë rikujton të fund të artikullit për “The Washington Post” se kreu i FETO-s dhe terroristë të tjera të kësaj organizate vijojnë ende aktivitetet e tyre në SHBA, edhe pse Ankaraja zyrtare ka paraqitur të gjitha dokumentet, të dhënat dhe provat e nevojshme kundër tyre.



Lajme të ngjashme