TAK merr përgjegjësinë e sulmit terrorist përpara Gjykatës së Izmirit

Organizata terroriste TAK, fraksioni urban i PKK-së, mori të mërkurën përgjegjësinë e sulmit tradhtar të javës së kaluar përpara Pallatit të Drejtësisë së Izmirit...

TAK merr përgjegjësinë e sulmit terrorist përpara Gjykatës së Izmirit

Organizata terroriste TAK, fraksioni urban i PKK-së, mori të mërkurën përgjegjësinë e sulmit tradhtar të javës së kaluar përpara Pallatit të Drejtësisë së Izmirit.

Në këtë akt terrorist u martirizuan një polic dhe një punonjës gjykate; por bilanci mund të ishte shumë herë më i rëndë nëse s’do të ishte për policin dëshmor, Fethi Sekin, që dalloi në kohë se makina, ku ndodheshin terroristët, ishte në fakt një autobombë, duke ndërhyrë kundër saj vetëm pak çaste përpara se të mbetej i vrarë.

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag, në një dalje publike pas sulmit, kishte sinjalizuar organizatën separatiste dhe terroriste PKK si autore të aktit barbar në fjalë.



Lajme të ngjashme