Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shtëpia e Bardhë: S’presim zhvillime për ekstradimin e Gulenit përpara 20 janarit

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, deklaroi të martën se nuk presin ndonjë zhvillim përpara datës 20 janar në lidhje me kërkesën e Turqisë për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste (FETO), Fethullah Gulen, nga SHBA-ja...

Shtëpia e Bardhë: S’presim zhvillime për ekstradimin e Gulenit përpara 20 janarit

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, deklaroi të martën se nuk presin ndonjë zhvillim përpara datës 20 janar në lidhje me kërkesën e Turqisë për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste guleniste (FETO), Fethullah Gulen, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Josh Earnest iu përgjigj interesit të gazetarëve në konferencën ditore për shtyp, ndërkohë që njëra nga pyetjet më pikante ishte ajo në lidhje me kërkesën e Ankarasë zyrtare për ekstradimin e Gulenit.

“Departamenti i Drejtësisë po punon nga afër me autoritetet e institucionit homolog turk për të konstatuar se çfarë provash ekzistojnë në mbështetje të kërkesës së qeverisë turke për ekstradimin e personit në fjalë”, tha ai.

Earnest sqaroi gjithashtu se nuk zotëron të dhëna aktuale rreth fazës së këtij procesi.

I pyetur “nëse duhet pritur ose jo një zhvillim në lidhje me çështjen në fjalë përpara datës 20 janar”, Earnest u përgjigj se nuk ka dijeni dhe theksoi që procese të këtilla marrin kohë.

Në vijim, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë vlerësoi bisedën e fundit telefonike ndërmjet Presidentit amerikan në largim, Barack Obama dhe homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, duke rikujtuar se Obama i përcolli Erdoganit ngushëllimet e tij për viktimat e sulmit terrorist natën e ndërrimit të viteve në Stamboll.

“Turqia është një aleate shumë e rëndësishme e SHBA-së në NATO. Pavarësisht disa divergjencave të rralla mes dy vendeve tona, ne çmojmë bashkëpunimin e fuqishëm me Turqinë”, u shpreh Josh Earnest duke theksuar se prioriteti më i madh i Uashingtonit dhe Ankarasë është padyshim siguria e qytetarëve të të dyja shteteve.



Lajme të ngjashme