Çelik: BE ka nevojë për një Turqi më të afërt si asnjëherë më parë

Ministri i Integrimi Evropian dhe kryenegociatori turk, Omer Çelik publikoi një artikull në gazetën “New Europe”.

Çelik: BE ka nevojë për një Turqi më të afërt si asnjëherë më parë

Ministri i Integrimi Evropian dhe kryenegociatori turk, Omer Çelik, deklaroi se Bashkimi Evropian për shkak të krizës aktuale ka nevojë për një Turqi më të afërt se asnjëherë më parë.

Ministri Çelik publikoi një artikull në gazetën “New Europe”.

Në artikullin e tij Çelik theksoi se bota është duke u ballafaquar me probleme të reja globale me përmasa të papara duke filluar nga siguria e energjisë, ekonomia e deri tek migrimi i parregullt, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Këto kërkojnë përpjekje të përbashkëta. Besoj se nga aspekti i marrëdhënieve Turqi-BE prioritet duhet të jenë përpjekjet për ti kapërcyer këto sfida të përbashkëta”.

Çelik shtoi se integrimi evropian sot ndodhet përballë një të panjohure dhe se nuk ka përgatitje të mjaftueshme për të reaguar dhe vënë në veprim me kohë.

Duke e bërë të ditur se krizat socio-ekonomike janë bashkuar me një krizë të vlerave nga aspekti i integrimit evropian, Omer Çelik tha: “Kriza e refugjatëve shkaktoi reagime të ashpra të vendeve anëtare dhe kjo bëri të mundshme gjënë e paimagjinueshme, Brexitin. Vala e sulmeve të terrorit bëri që prioritete e BE-së për të ruajtur të drejtat dhe liritë themelore, u shndërruan në mbrojtjen e kufijve dhe qytetarëve të saj. E djathta ekstreme shkoi shumë larg duke u munduar për ti paraqitur refugjatët dhe islamin si një sulm të bërë ndaj identitetit evropian dhe forcoi ndikimin e saj në mbarë Evropën”.

Çelik bëri të ditur se tani Evropa është bërë një fushë pjellore për ultranacionalistët dhe ksenofobët të cilët nuk kanë tolerancë për diversitet, ndërsa paralajmëroi duke thënë “Lëvizjet politike kundër BE-së, krimet e urrejtjes, islamofobia dhe antisemitizmi janë në rritje. Liderët evropian nuk duhen të bien pre e kërkesave populiste të politikanëve të ekstremit të djathtë”.

“Kriza e emigrantëve tregoi se problemet e Turqisë dhe BE-së janë ndërthurur njëra me tjetrën”, theksoi Çelik ndërsa shtoi se këto probleme kërkojnë përgjigje të njëkohshme dhe të përbashkët. Ai gjithashtu tha se ajo që duhet bërë fillimisht në krizën e emigrantëve është bashkëpunimi me Turqinë dhe formimi i zonave të sigurisë në Siri, mirëpo niveli i kënaqshëm i bashkëpunimit të BE-së me Turqinë filloi në fund të vitit 2015 dhe si përfundim bashkëpunimi me Turqinë solli suksese në zgjidhjen e problemeve me të cilat u ballafaqua Bashkimi Evropian.

Çelik tërhoqi vëmendjen se në saje të bashkëpunimit me Turqinë kalimet e emigrantëve nga 7 mijë persona në ditë u ulën në mesatarisht 66, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia është krenare me qytetarët e saj, të cilët treguan vigjilencë të madhe në parandalimin e shndërrimit të këtyre ngjarjeve të papritura në lëvizje radikale politike dhe në dhunë ndaj emigrantëve. Ndërkohë që Turqia përmbushi ato që i takonin me marrëveshjen e 18 marsit do të ishte e drejt që edhe Bashkimi Evropian të përmbush detyrimet e saj përfshirë edhe liberalizimin e vizave”.

Çelik preku edhe në rëndësinë e mosbërjes dallim gjatë luftës kundër terrorit dhe tha se “Kurrë nuk duhet harruar se terroristët nuk janë luftëtarët të lirisë, por janë terroristë. Në vend se të jemi përzgjedhës ne duhet të bëjmë më shumë për të bashkëpunuar kundër çdo lloj aktiviteti të terrorit”. Ministri i Integrimit Evropian theksoi gjithashtu se siguria e BE-së dhe Turqisë janë të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën si asnjëherë më parë.

“Negociatat për anëtarësim paraqesin kurrizin e marrëdhënieve Turqi-BE”, theksoi Çelik ndërsa vijoi duke thënë se krahas pengimit të hapjes dhe mbylljes së kapitujve për negociata me arsyetime politike, Turqia është e vendosur në angazhimin e saj për përshtatjen e legjislacionit të saj me atë të BE-së dhe tërhoqi vëmendjen që progres-raporti i vitit 2016 vërtetoi se Turqia përshtati 30 nga 33 kapitujt e negociatave.

Çelik tha se Turqia ka një demokraci evropiane e cila vepron me institucionet e saj kushtetuese ndërsa shtoi se “Populli turk, i cili i bëri ballë me një solidaritet të palëkundur tentativës së grusht shteti të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik, duhet të jetë simbol i njerëzve të cilët luftojnë për vlerat demokratike”.

Ministri turk i Integrimit Evropian, Omer Çelik në artikullin e tij bën të ditur se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv strategjik për Turqinë, ndërsa vendimin e Parlamentit Evropian (PE) për ngrirjen e negociatave me Turqinë e cilësoi si “mendjengushtë”. Çelik tha se përgjegjësia e vërtetë e Parlamentit Evropian në vend të një vendimi të tillë, do të ishte solidarizimi me Turqinë, e cila është një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe që lufton kundër terrorit në mbrojtje të demokracisë përballë një rreziku të paparë.

Ai gjithashtu nënvizoi se BE-ja duhet të jap përgjigje të drejt ndaj vendosmërisë së Turqisë për tu anëtarësuar në union, ndërsa shtoi se “Kjo në të njëjtën kohë do të jetë tregues se unioni ka ende kapacitet për të ndërtuar një vizion më të gjerë për Evropën dhe botën. Tani është koha për ti quar në nivel më të lartë marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së dhe për të lëvizur në drejtim të interesave të dyja palëve”.



Lajme të ngjashme