Çavusoglu: Shpresoj që udhëheqja e re amerikane të mos vazhdojë me gabimet e vjetra

"Nga udhëheqja e re e Uashingtonit presim ekstradimin e liderit të FETO-s dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me YPG", deklaroi Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu.

Çavusoglu: Shpresoj që udhëheqja e re amerikane të mos vazhdojë me gabimet e vjetra

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se beson që udhëheqja e re e Uashingtonit nuk do të vazhdoj me disa gabime të vjetra.

“Ne kemi dy pritshmëri prioritare. E para është ekstradimi në Turqi të liderit të organizatës terroriste gyleniste FETO dhe udhëheqësve të tjerë. E dyta, dhënie fund të bashkëpunimit me YPG-në që është fraksionin e PKK-së në Siri” – deklaroi Çavushollu.

Në fjalën e tij drejtuar ambasadorëve të mbledhur në edicionin e 9-të të Konferencës së Ambasadorëve, Ministri Çavushollu tha se “Besojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të vazhdojnë me disa gabime të vjetra. Unë theksoi edhe njëherë se nuk do qëndrojmë indiferent ndaj zgjerimit të territoreve nga ana e PKK-së të cilat me vite i mbajnë të pushtuara në Irak dhe ndërtimin e një zone të re siç është ajo e Kandilit”.



Lajme të ngjashme