Ushtria turke asgjëson terroristët e PKK-së në veri të Irakut

Në operacionin ajror të zhvilluar nga Forcat e Armatosura Turke në veri të Irakut janë asgjësuar 11 objektiva të organizatës separatiste terroriste.

Ushtria turke asgjëson terroristët e PKK-së në veri të Irakut

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke publikoi pamjet nga momenti i goditjes së objektivave që i përkisnin terroristëve të PKK-së në rajonin Kandil në veri të Irakut.

Avionët luftarakë F16 dhe F4 të Forcave Ajrore Turke goditën 11 objektiva si vendstrehime, pozicione mbrojtëse, armatime, depo municionesh të PKK-së së bashku me terroristët që ishin brenda.

Bëhet e ditur se në operacion u asgjësuan shumë terroristë.

Shqetësimet e terroristëve në lidhje me humbjet e shumta dëgjohen edhe nga bisedimet e terroristëve me njëri tjetrin me radiomarrës.

 



Lajme të ngjashme