May i shpreh Erdoanit mbështetjen e Anglisë në luftën kundër terrorit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi nga një bisedë telefonike me Kryeministren e Anglisë, Teresa May dhe Kryeministrin e Pakistanit, Navaz Sherif.

May i shpreh Erdoanit mbështetjen e Anglisë në luftën kundër terrorit

Kryeministrat May dhe Sherif i shprehën presidentit Erdoan ngushëllimet për sulmet terroriste.

May dënoi fuqishëm sulmet terroriste të urryera në Stamboll dhe Izmir dhe i përcolli presidentit turk se janë gjithmonë pranë Turqisë në luftën kundër terrorit.

May në telefon konfirmoi edhe opinionin në lidhje me çështjen e Qipros.

Erdoan dhe May uruan që negociatat që do të zhvillohen pas disa ditësh në Gjenevë të bëhen shkas për një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme për problemin e ishullit.

Edhe Kryeministri i Pakistanit, Navaz Sherif që i telefonoi Presidentit Erdoan shprehu hidhërimin e pakistanezëve për sulmet e fundit terroriste në Turqi dhe shprehu ngushëllimet për dëshmorët dhe i uroi të shkuara të plagosurve.

Kurse Presidenti Erdoan e falënderoi Kryeministrin Sherif për ndjeshmërinë e tyre dhe i theksoi atij se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër terrorit.



Lajme të ngjashme