Maroku do të mbyllë shkollat e Gylenit

Ministria e Punëve të Jashtme të Marokut përmes një komunikate njofton se qeveria ka marrë vendim për të mbyllur të gjitha institucionet arsimore të shkollave “Fatih Sultan Mehmet”, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në varësi të FETO-s.

Maroku do të mbyllë shkollat e Gylenit

Maroku ka vendosur të mbyllë shkollat e Organizatës Terroriste Fetullahiste (FETO).

Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Marokut thuhet se qeveria ka marrë vendim për të mbyllur të gjitha institucionet arsimore të shkollave “Fatih Sultan Mehmet”, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në varësi të FETO-s.

Sipas komunikatës në fjalë, gjatë hetimit të bërë nga Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Profesional të Marokut është konstatuar që në këto shkolla është ndjekur një metodë mësimdhënie që nuk është në pajtim me programin mësimor maroken.

Institucioneve arsimore u është njohur një afat njëmujor për të kryer procedurat e mbylljes, ndërkohë që Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Profesional është duke marrë masat për mbarëvajtjen e procesit arsimor.

Shkollat e “Fatih Sulltan Mehmetit” për herë të parë në Marok janë hapur në vitin 1993, në qytetin Tanxha, dhe sot kanë 8 degë në qytetet Kazablankë, Fes, Tatvan dhe al-Xhedide të vendit.

Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) ka shprehur kënaqësinë që ndjen nga deklarata e Marokut për të mbyllur shkollat e Organizatës Terroriste Fetullahiste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) në këtë vend.

Në një mesazh që ka publikuar përmes llogarisë së tij në median sociale Ministri i Punëve të Jashtme, Çavushollu, theksoi se një vendim i tillë është tregues i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe solidaritetit që ekziston ndërmjet dy vendeve.



Lajme të ngjashme