Regjimi sirian rrëfehet në lidhje me sulmet e përgjakshme në Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit nën kontrollin e Baas që është partia e Beshar Esadit, Halid Abbud, deklaroi se informacioni sekret është infiltruar brenda organizatës terroriste DAESH dhe i drejton këta terroristë.

Regjimi sirian rrëfehet në lidhje me sulmet e përgjakshme në Turqi

Abbud në një program televiziv të transmetuar në kanalin televiziv të Sirisë deshifroi marrëdhënien e regjimit me organizatën terroriste DAESH.

Abbud një prej emrave që njihet edhe për afërsinë me Esadin dhe njëkohësisht deputet në programin televiziv tha: “Ku janë organizatat si DAESH, Nusra? Sigurisht që zënë vend përreth Damaskut. Mirë po përse nuk ndodhin shpërthime në Damask? Institucionet e sigurisë së Sirisë kanë arritur të infiltrohen në organizata të tilla. Përse ndodhin shpërthime në disa qytete të Turqisë? Edhe në Jordani, shikoni sulmet e zhvilluara ndaj forcave të sigurisë. Regjimi sirian ka informacione të shumta në lidhje me ngjarjet që përjetohen në hapësirën gjeografike të Jordanisë dhe Turqisë”.

Organizata terroriste DAESH që ka zhvilluar shumë sulme terroriste në Turqi, ka shtuar veprimtarinë e përgjakshme pas fillimit të operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit”, filluar nën udhëheqjen e Forcave të Armatosura të Turqisë më 24 gusht 2016 për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementët terroristë.



Lajme të ngjashme