Erdoan: Unë do të miratoj dënimin me vdekje se kriminelët nuk i ushqejmë me bukë

Erdoan: Ata që sot na vërsulën terroristët nesër do të digjen vetë.

Erdoan: Unë do të miratoj dënimin me vdekje se kriminelët nuk i ushqejmë me bukë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se “Kopetë e kriminelëve që duan vetëm gjak vazhdojnë sulmet me një bashkëpunim të hapur” dhe shtoi: “ Nëse dënimi me vdekje kalon nga kuvendi unë do ta miratoj atë. Pasi të falësh një kriminel nuk është e drejta e shtetit. Ne nuk kemi të drejtë ti mbajmë dhe ushqejmë këta të poshtër që vrasin njerëz të pafajshëm”.

Presidenti Erdoan mbajti në fjalim në ceremoninë e inaugurimit kolektiv në rrethin Shanllëurfa (Şanlıurfa).

Ai u shpreh në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi dje përpara ndërtesës së Gjykatës së Izmirit dhe nënvizoi se duke parë armët, bombat dhe municionet e gjetura në vendngjarje që kishin sjellë terroristët me vete, duket se ata ishin nisur për të bërë një masakër të madhe.

Ai rikujtoi se falë masave të marra nga polici terroristët u ndaluan në pikën e kontrolli dhe kjo pengoi një tragjedi të madhe.

“Kopetë e kriminelëve që duan vetëm gjak vazhdojnë sulmet me një bashkëpunim të hapur. Nëse dënimi me vdekje miratohet nga kuvendi edhe unë do ta miratoj atë. Ne nuk kemi të drejtë ti mbajmë dhe ushqejmë këta të poshtër që vrasin njerëz të pafajshëm”.

“Tashmë askush nuk mund të mohojë këtë të vërtetë. Këto organizata dikush i armatos posaçërisht dhe i dërgon në Turqi. Ata që sot na vërsulin organizata terroriste për interesat e tyre rajonale dhe aktuale, do të vejnë re që do të përfshihen vetë nga e njëjta flakë dhe do të digjen por kur ta kuptojnë këtë do të jetë tepër vonë” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.



Lajme të ngjashme