Bozda në ceremoninë e lamtumirës së dëshmorëve: Turqia nuk i përkulet mashave dhe fuqive të errëta

Në fjalimin e mbajtur në ceremoni, Ministri i Drejtësisë tha se sulmi nuk është kryer vetëm ndaj Pallatit të Drejtësisë së Izmirit, personelit të gjykatës, policë por ishte një sulm i kryer ndaj gjithë Turqisë.

Bozda në ceremoninë e lamtumirës së dëshmorëve: Turqia nuk i përkulet mashave dhe fuqive të errëta
Izmiri ngrihet në këmbë për të përcjellë dëshmorët e sulmit terrorist
Izmiri ngrihet në këmbë për të përcjellë dëshmorët e sulmit terrorist

Në Izmir u zhvillua ceremonia mortore për efektivin e policisë Fethi Sekin që ra në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist përpara gjykatës së Izmirit dhe që asgjësoi terroristët duke parandaluar një tragjedi më të madhe si dhe për punëtorin e gjykatës Musa Xhan (Musa Can) i cili edhe ai ra dëshmor në këtë sulm terrorist.

Në Izmir u zhvillua ceremonia mortore për efektivin e policisë Fethi Sekin që ra në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist përpara gjykatës së Izmirit dhe që asgjësoi terroristët duke parandaluar një tragjedi më të madhe si dhe për punëtorin e gjykatës Musa Xhan (Musa Can) i cili gjithashtu ra dëshmor në këtë sulm terrorist.

Në ceremoninë e parë në Gjykatën e Izmirit morën pjesë të afërmit e dëshmorëve, punonjësit e gjykatës, Ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bozdağ) si dhe politikanë.

Ministri Bozda deklaroi se urdhrin për sulm është dhënë nga organizata separatiste terroriste PKK dhe në lidhje me këtë sulm janë arrestuar 18 persona.

Në fjalimin e mbajtur në ceremoni, Ministri turk i Drejtësisë tha se sulmi nuk është kryer vetëm ndaj Pallatit të Drejtësisë së Izmirit, personelit të gjykatës, policë por ishte një sulm i kryer ndaj gjithë Turqisë.

Ai tha se ky sulm nuk do të dëmtojë kurrë luftën e vendosur të Turqisë kundër terrorit.

“Turqia ashtu si deri më sot do të vazhdojë të bëjë luftën më efektive kundër terrorit. Ata që kryejnë këto sulme, ata që i vënë këto masha për të kryer sulme dhe të gjitha fuqitë e errëta që llogarisin se “duke ndodhur këto Turqia do tu bindet” të mos mashtrohen më kot” tha Bozda.

Bekir Bozda kërkoi rahmet nga Allahu për dëshmorët dhe ngushëlloi familjarët.

Kurse Kryeprokurori i Republikës së Izmirit, Mustafa Doru (Mustafa Doğru) tha: “Ky ishte një sulm i urryer, tradhtar dhe i poshtër. Dëshmorët tanë u prefshin në parajsë. Asnjë sulm nuk do të na largojë ne nga drejtësia. Tradhtarët nuk do të arrijnë objektivat e tyre”.

Për dëshmorët u bënë lutje dhe u kërkua mëshirë nga Zoti. Më pas arkivolat u nxorën nga salla mes duartrokitjesh.

Polici dëshmor do të varroset në vendlindjen e tij në Elazë (Elazığ) ndërsa dëshmori tjetër do të varroset nesër në Izmir.



Lajme të ngjashme