Zbulohet lidhja e ekipit që tentoi të vriste Erdoanin me ekipin e arratisur në Greqi

Autoritetet ligjore greke pritet që brenda këtij muaji të marrin një vendim në lidhje me puçistët e arratisur.

645086
Zbulohet lidhja e ekipit që tentoi të vriste Erdoanin me ekipin e arratisur në Greqi

Të dyshuarit për tentativën e atentatit ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste gyleniste FETO, pas dështimit të tentativës, kanë pasur kontakte me puçistët që u arratisën në Greqi, vend ky nga ku kërkohet ekstradimi i këtyre puçistëve.

Në kuadër të hetimit që zhvillohet nga Zyra e Terrorit dhe Krimit të Organizuar që varet nga Kryeprokuroria e Republikës në Stamboll  në lidhje me tentativën e grushtit të shtetit më 15 korrik nga organizata terroriste gyleniste FETO, është përcaktuar se nga telefonat e kolonelit Ali Aktürk që ishte në krye të ekipit që tentoi atentatin ndaj Erdoanit dhe nënkolonelit Davut Uçum janë zhvilluar biseda telefonike të ndërsjella me kolonelin Abdullah Yetik, majorin Ahmet Güzel, kapterin Mesut Fırat dhe kolonelin Ferudun Çoban të cilët ishin me detyrë në vend tjetër dhe që u arratisën në Greqi pasi u dështoi tentativa e grushtit të shtetit.

Në inspektime është pacaktuar se koloneli Ali Aktürk gjatë tentativës për grusht shteti ka kryer 3 herë bisedë telefonike me kolonelin Abdullah Yetik, dhe 1 herë me majorin Ahmet Güzel.

Përsëri i arrestuari tjetër Davut Uçum është përcaktuar se ka kontaktuar 12 herë me kolonelin Abdullah Yetik, 2 herë me Ferudun Çoban dhe 1 herë me Mesut Fırat.

Përcaktimet në fjalë i janë shtuar dosjes së kryeprokurorisë së Stambollit për ekstradim dhe kjo dosje i është përcjellë autoriteteve ligjore në Greqi.

Autoritetet ligjore greke pritet që brenda këtij muaji të marrin një vendim në lidhje me puçistët e arratisur.



Lajme të ngjashme