Yildirim-Duncan shkëmbejnë mendimet në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE

Kryeministri Binali Yildirim priti në takim Zëvendësministrin e Jashtëm të Anglisë, Alan Duncan.

644670
Yildirim-Duncan shkëmbejnë mendimet në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në BE
tufan erhürman.jpg

Kryeministri i Turqisë, Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) priti në takim zëvendësministrin e Jashtëm të Anglisë, Allan Dankën (Alan Duncan).

Takimi që u zhvillua në Pallatin e Kryeministrisë në Çankaja (Çankaya) zgjati 45 minuta.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendimet në lidhje me procesin e anëtarësimit të Turqinë në BE, pikën e arritur në negociatat për zgjidhjes së problemit të Qipros, bashkëpunimin në lidhje me çështjen e refugjatëve, kontaktet në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe në luftën kundër terrorit.

Në bisedime u mor vendim për vazhdimin e kontakteve në nivel të lartë mes dy vendeve.

Mysafiri tjetër i Kryeministrit Jëlldërëm ishte edhe Tufan Erhyrman (Tufan Erhürman) kryetari i Partisë Republikane Turke, që është partia kryesore opozitare në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

Gjatë këtij takimi u bisedua për marrëdhëniet Turqi-RTQV dhe procesin e negociatave në ishull.

Kryeministri Binali Jëlldërm bëri të ditur se turqit e Qipros mbajnë të gjitha të drejtat e barazisë politike, të drejtave legjitime dhe të sigurisë, ndërsa shtoi se mbështetja e Turqisë nda RTQV do të vazhdoj edhe më tej.



Lajme të ngjashme