Sfida e qeverisë turke për bazën ajrore vë në veprim koalicionin ndërkombëtar

Sfida e qeverisë turke për bazën ushtarake Incirlik bëri jehonë.

644533
Sfida e qeverisë turke për bazën ajrore vë në veprim koalicionin ndërkombëtar

Koloneli i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe njëkohësisht zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it, John Dorrian,  tha se janë duke biseduar për të mbështetur ushtrinë turke në rajonin El Bab të Sirisë.

Komandanti amerikan, John Dorrian, u lidh nga Bagdadi, kryeqyteti i Irakut nëpërmjet telekonferencës me Ministrinë e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Pentagon) dhe iu përgjigj pyetjeve në lidhje me operacionet kundër organizatës terroriste DAESH në Irak dhe Siri.

Dorrian bëri të ditur se nga pikëpamja e mundësive që krijon baza ajrore Inxhirlik (Incirlik) në Adana të Turqisë, pozicioni i kësaj baze është jashtëzakonisht i çmuar. 

Komandanti amerikan theksoi se baza ushtarake në Turqi përdoret për informacion në mbështetje të forcave aleate, për vrojtim si dhe për sulme ajrore ndërkohë që shtoi se ato që bën Turqia në veri të Sirisë janë shumë të vyera.

Zëdhënësi Dorrian u shpreh gjithashtu se aktualisht në veri të Sirisë ushtarët amerikanë punojnë me ushtarët turq por nuk mund të japë informacion në lidhje me lokalitetin.

Koloneli amerikan bëri të ditur se koalicioni vazhdon bisedimet diplomatike për ti dhënë mbështetje Turqisë në El Bab.

Ai nënvizoi se koalicioni do të japë mbështetje në El Bab por mënyra se si do të bëhet kjo dhe brendësia e mbështetjes do të qartësohet pas bisedimeve të nivelit të lartë.

Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Ëshëk në deklaratat e djeshme bënë të ditur se mos mbështetja e Operacionin Mburoja e Eufratit, që është duke vazhduar në Siri, nga ana e avionëve të koalicionit vë në diskutim ekzistencën e këtyre avionëve në bazën Inxhirlik.



Lajme të ngjashme