Kajnak: Terroristi i Stambollit, pjesëtarë i celulës i trajnuar posaçërisht

Zëvendëskryeministri Vejsi Kajnak (Veysi Kaynak) duke bërë të ditur se terroristi që masakroi 39 persona në një klub nate në Stamboll ka shumë mundësi që të jetë ujgurë, tha: “Identiteti i tij dihet nga forcat e sigurisë”.

Kajnak: Terroristi i Stambollit, pjesëtarë i celulës i trajnuar posaçërisht

Vejsi Kajnak iu përgjigj pyetjeve në një kanal televiziv privat.

Kajnak bëri të ditur se terroristi është një i stërvitur i posaçëm i një celule.

Ai bëri të ditur se identiteti dhe lidhjet e  terroristit janë përcaktuar dhe me shumë mundësi është një “ujgur”.

Pyetjes se “sulmi mund të jetë kryer nga dy terroristë”, Vejsi Kajnak iu përgjigj me fjalët: “Të gjitha mundësitë janë duke u hetuar. Por duket qartë se veprimi është kryer drejtpërdrejt nga një person. Plumbat e dala nga një armë e vetme kanë bërë këtë masakër” tha Kajnak.

“Turistët e huaj që e njohin Turqinë moderne dhe që kërkuan ta kalojnë vitin e ri në Turqi për fat të keq humbën jetë. Sulmi na hidhëroi thellë të gjithëve” u shpreh zëvendëskryeministri turk.

Zëvendëskryeministri Vejsi Kajnak bëri të ditur se për shkak të mundësisë së arratisjes së terroristit jashtë shtetit janë përforcuar masat e sigurisë.



Lajme të ngjashme