Muzeu i Mevlanës më i vizituara nga turistët gjatë vitit 2016

Në rrethin e Konjas Muzeu i Mevlanës ku gjendet tyrbja e Mevlana Xhelaledin Rumiut në vitin 2016 është vizituar nga 2 milion e 429 mijë e 32 turistë vendas dhe të huaj.

Muzeu i Mevlanës më i vizituara nga turistët gjatë vitit 2016

Muzeu i Mevlanëë ku numri i vizitorëve shtohet çdo vit ka thyer rekordet e vitit 2014 me 2 milionë e 89 mijë e 41 turistë dhe të vitit 2015 me 2 milionë e 571 mijë e 267 vizitorë.

Vitin e kaluar, në bazë të numrit të muzeut dhe vizitorëve, Konja zuri vendin e dytë pas Stambollit.

Drejtori i Kulturës dhe Turizmit të rrethit Konja, Abdysetar Jarar (Abdüssettar Yarar) bëri të ditur se Muzeu i Mevlanës edhe në vitin 2016 është ndeshur me interesin e vizitorëve.

“Muzeu i Mevlanës ka lënë pas muze të tillë si Topkapi dhe Ajasofja (Ayasofya- Hagia Sophia) dhe ka zënë vendin e parë përsa i përket vizitave në muze në Turqi” tha Jarar.

Ai bëri të ditur gjithashtu se me qëllim që masa më të gjera të mund të mësojnë nga Mevlana Muhammed Xhelaleddin (1207-1273), i njohur në Perëndim si Rumi, planifikojnë të zhvillojnë mbledhje konsultore me pjesëmarrje të gjerë përfshi universitete, organizata jo qeveritare e institucione publike.

Edhe pse pas lindjes së tij kanë kaluar më shumë se 8 shekuj, drita e Mevlana Xhelaleddin Rumiut, mendimet e tij, vazhdojnë të ndriçojnë mendjen dhe zemrat e njerëzve të sotëm.

Poezitë e tij iu drejtohen të gjithë njerëzve pa dallim vendin dhe kohën ku jetojnë. Filozofia e dashurisë së Mevlanës, prej kohës kur jetoj e deri më sot tërheq vëmendjen jo vetëm të turqve, por edhe të gjithë njerëzve të botës pa dallim feje apo kulture.

Mevlana pati ndikim të thellë dhe vazhdon të ketë edhe tek personat e shumtë të shquar të botës, duke filluar prej poetit të famshëm gjerman Goethe e deri tek valltari francez, Moris Bejar.

Shumica e mendimtarëve dhe shkrimtarëve, ndajnë mendimin e turkologes së shquar franceze Iren Melikof ku ajo thotë: “Sikur popujt e botës ti përkthejnë në gjuhët e tyre dhe ti lexojnë veprat e Mevlanës, në botë nuk do të kishte ndonjë të keqe, luftëra apo urrejtje”.



Lajme të ngjashme