Mburoja e Eufratit: Asgjësohen 6 terroristë dhe shkatërrohen qindra objektiva

Në operacionin “Mburoja e Eufratit”, filluar më 24 gusht 2016 në veri të Sirisë nën pararojën e Turqisë për të eliminuar organizatat terroriste, janë asgjësuar 6 terroristë të DAESH-it.

Mburoja e Eufratit: Asgjësohen 6 terroristë dhe shkatërrohen qindra objektiva

Sipas një komunikate të publikuar nga Forcat e Armatosura Turke, me mbështetjen nga toka dhe ajri, vazhdon operacioni i planifikuar për të marrë El Babin.

Në ditën e 134 të operacionit, janë goditur 104 objektiva të DAESH-it dhe shumë prej tyre janë kthyer në gjendje të papërdorshme.

Si rrjedhojë e përleshjeve dhe goditjeve të artilerisë janë asgjësuar 6 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat në mënyrë që të mos dëmtohet populli civil.



Lajme të ngjashme