Erdogan: Qëllimi i terrorit është përçarja e popullit

"Turqia dhe populli turk sfidohet pothuajse me zjarr nëpërmjet organizatave terroriste", deklaroi Presidenti Erdogan.

Erdogan: Qëllimi i terrorit është përçarja e popullit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se qëllimi kryesor i sulmeve të terrorit që jetohen kohëve të fundit në Turqi është të përçaj popullin përballë njëri-tjetrit.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së 33-të të të zgjedhurve vendor të mbajtur në Kompleksin Presidencial, Erdoan tha se Turqia dhe populli turk sfidohet pothuajse me zjarr nëpërmjet organizatave terroriste.

Duke e bërë të ditur se Turqia ka fuqi ti bëjë ballë të gjitha sulmeve, Presidenti Erdoan tha: “Qëllimi kryesor i këtyre sulmeve është që ne të vëmë emocionet tona para mendjes dhe për të sjellë përballë popullin me njëri-tjetrin. Ata të cilët shënjestrojnë vijat e thyerjes të shoqërisë tonë nuk hezitojnë ta shfrytëzojnë çdo rast. Ne nuk do të biem pre e kësaj loje. Do të qëndrojmë drejtë dhe gjakftohtë. Arratisja është punë e frikacakëve, populli ynë është trim”.

“Me shprehjen se Turqia i është dorëzuar terrorit nënkuptohet të jesh pranë terroristit dhe organizatave terroriste”, theksoi Erdoan ndërsa shtoi se “Një kokë, e cila mendon se lufta që bënë Turqia në rajon për sigurinë e saj nënkupton ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve tjera, nuk kupton asgjë nga ato që ndodhin. Akuza e një vendi, i cili zhvillon luftën më efikase përballë DAESH-it, duke aluduar se i ofron ndihmë kësaj organizate, është një retorikë e dëshiruar e atyre që sulmojnë Turqinë”.

“Me aktet e hendeqeve doli në pah se problemi i vërtet i atyre, të cilët me vite keqpërdorin nocionin e ‘problemit kurd’, nuk janë qytetarët kurd”, deklaroi Presidenti Erdoan, ndërsa tërhoqi vëmendjen se askujt nuk i është kërcënuar mënyra e jetesës në mënyrë sistematike.

Presidenti Erdoan gjithashtu bëri të ditur se me ata të cilët synojnë të përçajnë popullin me ndasi sektare ose mbi mënyrat e jetesës do të veprohet njëjtë sikurse me ata të cilët në mënyrë verbale, me shkrim ose në mënyra tjera përkrahin organizatën separatiste terroriste PKK, organizatën terroriste gyleniste FETO e cila e keqpërdori fenë dhe me DAESH-in.



Lajme të ngjashme