Çelik: Nuk është e drejt të pritet ndryshimi i ligjit kundër terrorit

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik tha se nuk do të jetë e drejtë të pritet që Turqia të ndryshoj ligjin e terrorit krahas sulmeve që jetohen në vend.

644347
Çelik: Nuk është e drejt të pritet ndryshimi i ligjit kundër terrorit

Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik tha se nuk do të jetë e drejtë të pritet që Turqia të ndryshoj ligjin e terrorit krahas sulmeve që jetohen në vend.

Ministri Çelik i bëri një vlerësim rendit të ditës për një kanal televiziv privat.

Çelik preku në sulmin e terrorit që u jetua në natën e vitit të ri në një klub nate në Stamboll, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një sulm të kryer në mënyrë profesionale.

Në lidhje me ngjarjen ministri tërhoqi vëmendjen në mënyrën profesionale të kryerjes së sulmit sikurse ato në Francë në sallën e koncerteve Bataclan dhe ndaj revistës Charlie Hebdo.

Çelik shtoi se “është e qartë që sulmuesi është trajnuar në disa zona të Lindjes së Mesme”.

Duke rikujtuar se Turqia me Irakun dhe Sirinë ndanë një kufi të gjatë 1 mijë e 295km Çelik tha se Turqia është duke zhvilluar luftëra në masë të madhe me rreziqet e sigurisë.

Ai gjithashtu bëri të ditur se ata qyshe herët kanë parë ndryshimin e boshtit nga ato që jetohen në Siri, Ministri Çelik tha: “Në vend se të vendoset paqja sipas kërkesave të popullit, një numër i madh i vendeve nga perëndimi dhe lindja zhvilluan luftëra me prokurë. U përkrahën disa organizata. Tabloja që na shfaqet sot tregon se shtetet e mëdha përdorin këto organizata kundër njëra-tjetrës. Kur DAESH-i kryen ndonjë sulm të terrorit ndaj Turqisë ne marrim ndjenja shumë të forta të aleancës nga miqtë dhe aleatët tanë. Por, nuk marrim përkrahjen e duhur kur organizata separatiste PKK kryen ndonjë akt të terrorit”.

Çelik tha se bota kalon nëpër një turbulencë, ndërsa tërhoqi vëmendjen në debatet që zhvillohen në lidhje me masat që morën vendet në lidhje me disa çështje si të drejtat e njeriut e demokracia.

“Turqia gjatë Pranverës Arabe në vitin 2010 doli nëpër rrugë dhe ishte një vend model për vendet që kërkuan demokraci kërkesë kjo që nuk u përmbush”, deklaroi Çelik, ndërsa shtoi se “Perëndimi përballë kërkesave për demokraci mbështeti grusht shtetin në Egjipt. Ata të cilët në vendet e tyre nuk morën asnjë refugjatë dhe mbajnë një qëndrim populist e kritikojnë Turqinë mbi të drejtat e njeriut”.

Çelik gjithashtu bëri të ditur se homologët e tij i ka informuar se vullneti i Turqisë për kryerjen e reformave vazhdon, ndërsa bëri thirrje BE-së për hapjen e kapitujve të 23-të dhe 24-të për negociata.   



Lajme të ngjashme