Ankaraja: Në pikëpyetje prania e avionëve të koalicionit në Bazën Ajrore “Incirlik”

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik, deklaroi të mërkurën se mungesa e mbështetjes së avionëve të koalicionit për operacionin në Al-Bab vë në pikëpyetje praninë e tyre në Bazën Ajrore “Incirlik”...

Ankaraja: Në pikëpyetje prania e avionëve të koalicionit në Bazën Ajrore “Incirlik”

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Isik, deklaroi të mërkurën se mungesa e mbështetjes së avionëve të koalicionit për operacionin, i cili po vijon në qytetin sirian të Al-Babit dhe rrethinat e tij, vë në pikëpyetje praninë e tyre në Bazën Ajrore “Incirlik”.

Gjatë një takimi me gazetarët në ambientet e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Fikri Isik vlerësoi mbështetjen e munguar me sulme ajrore nga forcat e koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për operacionin ushtarak në Al-Bab.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë theksoi se mungesa e mbështetjes së avionëve të koalicionit, të cilët janë dislokuar në Bazën Ajrore “Incirlik”, për operacionet ajrore në ato zona të Sirisë, vë në pikëpyetje prezencën e tyre në këtë bazë turke.

“Shpresojmë që të gjitha forcat e koalicionit, me në krye SHBA-në, të japin mbështetjen ajrore dhe çdo asistencë tjetër, për të cilat Turqia ka nevojë në operacionin ushtarak ‘Mburoja e Eufratit’. Urojmë që hapi i duhur në këtë pikë të bëhet pa u vonuar më shumë. Në përsiatje të shtyn veçanërisht mungesa e mbështetjes së vendeve, me të cilat jemi prej vitesh të tëra bashkanëtarë në NATO, por edhe të atyre shteteve që formojnë koalicionin ndërkombëtar të luftës kundër DAESH-it, për këtë operacion të rëndësishëm, startuar nga Ushtria e Lirë Siriane dhe mbështetur nga Forcat e Armatosura të Turqisë, për çlirimin e një qyteti maksimalisht kritik si Al-Babi nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH”, u shpreh ndër të tjera ministri Isik.



Lajme të ngjashme