Shqipëria dënon sulmin terrorist në Stamboll

“E dënoj me ashpërsinë dhe forcën më të madhe këtë akt mizor që kapërcen çdo mendje e veprim njerëzor”, shkruan Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në një mesazh ngushëllimi që i ka dërguar Presidentit Erdoan.

642652
Shqipëria dënon sulmin terrorist në Stamboll

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për sulmin terrorist në Stamboll. 

Sipas një njoftimi me shkrim nga Presidenca e Shqipërisë, thuhet se Nishani në mesazhin e tij drejtuar homologut turk ka thënë se përgjakja e natës së ndërrimit të viteve në Stamboll nga sulmi mizor terrorist duke u ndërprerë jetën dhe gëzimin 39 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosur shumë tjerë, e ka tronditur dhe hidhëruar shumë.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe të lënduarve, si dhe Qeverisë e popullit mik turk dhe se të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë, thotë Nishani në vijim të mesazhit të tij drejtuar Presidentit të Turqisë Erdoğan dhe shton:

E dënoj me ashpërsinë dhe forcën më të madhe këtë akt mizor që kapërcen çdo mendje e veprim njerëzor dhe ju siguroj se, unë dhe shqiptarët jemi krah jush në këto momente të vështira dhe në luftën pa kompromis të terrorizmit, që synon të trembë dhe përçajë shoqëritë tona, duke mos kursyer as momentet e gëzimit dhe jetët e pafajshme njerëzore.” 

 



Lajme të ngjashme