Rregullohen marrëdhëniet me Irakun, Kryeministri Jëlldërëm viziton Bagdadin

Burime pranë Kryeministrisë njoftojnë së në datat 5-6 janar Kryeministri Binali Jëlldërem (Binali Yıldırım) do të realizojë një vizitë zyrtare në Bagdad dhe Erbil të Iraku, ku pikat kryesore të agjendës do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta e përbas

642829
Rregullohen marrëdhëniet me Irakun, Kryeministri Jëlldërëm viziton Bagdadin

Kryeministri Binali Jëlldërem (Binali Yıldırım) në datat 5-6 janar do të vizitojë Irakun.

Sipas njoftimeve të marra nga burimet e Kryeministrisë, Jëlldërëm në fillim do të ketë një takim me Kryeministrin e Irakut, Hajdar Ibadi në Bagdad. Pastaj do të kalojë në Erbil, ku do të takohet me kryetarin e qeverisjes rajonale kurde, Mesut Barzani.

Vizita e fundit e këtij niveli në Bagdad dhe Erbil ka qenë realizuar në vitin 2014 nga kryeministri i asaj kohe, Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu). Menjëherë pas kësaj vizite në muajin dhjetor Ibadi kishte vizituar Ankaranë.

Kohët e fundit ndërmjet Irakut dhe Turqisë janë zhvilluar bisedime reciproke për zgjidhjen e çështjeve të hapura, me në krye prezencën ushtarake turke në Kampin Bashika, qe ndodhet afër Mosullit. Kurse në maj 2016 Iraku emëroi me 5 muaj vonesë ambasadorin e tij në Ankara.

Por kriza shpërtheu edhe një herë në tetor të 2016-s, kur Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) në mbledhjen e datës 1 tetor miratoi për zgjatjen deri në vitin 2017 të autorizimit që i është dhënë qeverisë për të kryer operacione ushtarake jashtë kufijve të vendit, në Irak dhe Siri.

Parlamenti i Irakut doli kundër pranisë së Forcave të Armatosura Turke në Bashika dhe më 5 tetor kërkoi përfundimin e pranisë së ushtarit turk në Irak dhe boshatisjen e kampit Bashika.

Marrëdhëniet u tensionuan sërish edhe pas kësaj deklarate.

Nga ana tjetër Turqia ka disa ndjeshmëri në lidhje me operacionin që vazhdon për çlirimin e Mosullit nga organizata terroriste DAESH. Ankaraja është e shqetësuar për ndryshimin e strukturës demografike të Mosullit. Mosulli është një prej tre qyteteve më të mëdha të Irakut. Organizata terroriste DAESH kontrollin e qytetit e ka marrë në qershor të vitit 2014.

Më pas të dyja vendet dërguan reciprokisht delegacione tek kryeqytetet e njëri-tjetrit dhe bënë përpjekje për uljen e tensionit. Pastaj erdhën mesazhet pozitive.

Në fund të dhjetorit Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) realizoi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Irakut, Hajdar Ibadi. Biseda kishte në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe luftën e përbashkët kundër terrorit.



Lajme të ngjashme