Barzani: PKK-ja duhet të tërhiqet një herë e përgjithmonë nga Sinxhari

Kryeministri i udhëheqjes rajonale kurde në veri të Irakut, Neçirvan Barzani, bëri të hënën në mbrëmje deklarata të rëndësishme në lidhje me Turqinë...

Barzani: PKK-ja duhet të tërhiqet një herë e përgjithmonë nga Sinxhari

Kryeministri i udhëheqjes rajonale kurde në veri të Irakut, Neçirvan Barzani, bëri të hënën në mbrëmje deklarata të rëndësishme në lidhje me Turqinë.

Neçirvan Barzani dënoi fuqishëm sulmin terrorist, i cili u ndërmor natën e shkëmbimit të viteve në një klub nate në Stamboll duke shkaktuar vdekjen e 39 personave, ndërsa theksoi se të gjithë duhet të bashkojnë forcat e të bashkëveprojnë për të zhdukur terrorizmin plotësisht nga faqja e dheut.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me praninë e organizatës terroriste e separatiste PKK në Sinxhar, kryeministri i udhëheqjes rajonale kurde në veri të Irakut nënvizoi se terroristët duhet të tërhiqen një herë e përgjithmonë nga zona në fjalë.

Ai vuri në pah se prezenca e organizatës terroriste në rajon shkakton paqëndrueshmëri.

Barzani sqaroi se po luajnë një rol pozitiv në shkrirjen e akujve dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Bagdadit e Ankarasë, ndërsa bëri me dije se Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, pas vizitës që do të zhvillojë më 5-6 janar në Bagdad, do të qëndrojë edhe në Erbil.



Lajme të ngjashme