Turqisë vazhdojnë ti vijnë mesazhe solidarizimi për sulmin terrorist në Stamboll

Nga vende të ndryshme të botës kanë ardhur mesazhe dënuese dhe solidarizimi në lidhje me sulmin terrorist që mori jetën e 39 personave në lagjen Ortakëj (Ortaköy) të Stambollit natën e ndërrimit të viteve.

642100
Turqisë vazhdojnë ti vijnë mesazhe solidarizimi për sulmin terrorist në Stamboll
istanbul saldırı dış tepkiler.jpg

Bota nuk heshti ndaj sulmit terrorit në Ortakëj të Stambollit

Nga të katër anët e botës kanë ardhur reagime të shumta për sulmin, ku humbën jetën 39 persona dhe u plagosën 65 të tjerë, 4 në gjendje të rëndë.

Në mesazhet e publikuara shprehet solidariteti me Turqinë dhe vihet theksi në rëndësinë që ka lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Barack Obama ka shprehur keqardhje për humbjen e jetëve të pafajshme dhe u përcolli ngushëllime familjeve të viktimave. Ndërkaq Obama ka porositur ekipin e tij për i dhënë Turqisë mbështetjen dhe ndihmën e duhur në rast se do të ketë nevojë.

Kurse zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Shtëpia e Bardhë, Ned Price në deklaratën e tij tha: "ShBA-ja dënon në formën më fuqishme sulmin e tmerrshëm terrorist në Stamboll. Jemi në solidaritet të plotë me Turqinë, aleaten tonë në NATO, në luftën kundër terrorizmit”.

Edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i dërgoi një mesazh ngushëllimi Presidentit Rexhep Tajip Erdoan me rastin e sulmit në Stamboll.

Sipas komunikatës së Kremlinit në këtë mesazh Putin shkruan: “është shumë e vështirë të imagjinosh një krim më të keq se sa vrasja e njerëzve të pafajshëm në mes të festimit në Vitit të Ri. Vetëm se vlerat njerëzore janë plotësisht një koncept i panjohur për terroristët. Detyra jonë e përbashkët është një kundërpërgjigje e vendosur ndaj sulmeve terroriste”.

Putin shtoi se Rusia do të vazhdojë të jetë një partnere e besueshme e Turqisë në luftën kundër terrorizmit.

Një mesazh ngushëllimi për shkak të sulmit terrorist në Stamboll i ka dërguar Presidentit Erdoan edhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev.

“Sulmi e ka tronditur thellësisht Azerbajxhanin, tha Alijev dhe theksoi mbështetjen e tyre për luftën më të fortë dhe të vendosur kundër terrorizmit”. Alijev ngushëlloi familjet e viktimave në sulm dhe popullin turk në emrin e tij personal dhe të popullit të Azerbajxhanit.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në deklaratën që bëri përmes llogarisë së tij në median sociale shkruan: "2017-a, një fillim tragjik në Stamboll. Zemra ime është me popullin turk dhe me ata që janë të prekur nga ky sulm i kryer ndaj njerëzve që festonin Vitin e Ri".

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini shkruan se “2017-a filloi me një sulm në Stamboll”.

“Zemra ime është me ata që humbën jetën dhe të dashurit e tyre. Ne do të vazhdojmë të punojmë për parandalimin e ngjarjeve të tilla”, shkruan Mogherini.

Komisioneri evropian për Emigracionin dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, në deklaratën që bëri në llogarinë e tij zyrtare në median sociale, tha: “Jam i tmerruar nga sulmi që mori në shënjestër qytetarët e pafajshëm në Stamboll. Sonte zemra ime është me Turqinë dhe ata që kanë humbur jetën dhe të dashurit e tyre”.

Mesazhi i Kryetarit të Parlamentit Evropian (PE), Martin Schulz ishte në formën: “Duhet të ishte një natë festive. Por terroristët e kthyen atë në një natë dhune dhe pashprese. Zemra ime është me Stambollin dhe Turqinë. Ndërsa mesazhi i raportues së Turqisë në Parlamentin Evropian, Kati Piri ishte ky: “Ky është një lajm mjaft i hidhur. Zemra dhe lutjet e mia sonte janë me Turqinë”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në deklaratën që ka bërë në llogarinë e saj në median sociale thotë: “Jemi thellësisht të tmerruar. Hidhërimet tona janë me njerëzit në Stamboll”.

Ministri i Jashtëm i Kanadasë, Stephane Dion në reagimin e tij të parë tha: “Kanadaja u shpreh ngushëllimet e saj familjeve të viktimave që humbën jetën në këtë sulm të tmerrshëm në Stamboll dhe u uron shërim të shpejt të plagosurve në këtë sulm”.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz në mesazhin që publikoi në llogarinë e tij në median sociale bëri këtë deklaratë: “Një fillimviti i tmerrshëm në Stamboll. U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave dhe miqve të tyre”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didier Reynders në reagimin e tij tha: “Në Stamboll viti i ri filloi me frikë. Zemra ime është me ata që kanë humbur jetën, me të afërmit e tyre dhe me popullin e Turqisë”.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault tha: “Zemra ime është me Turqinë, e cila u sulmua në këtë natë simbolike”.

Kurse në komunikatën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Meksikës dënohet me forcë sulmi terrorist në Stamboll.

Meksika i refuzon plotësisht këto sulme që marrin në shënjestër civilët, nënvizon komunikata dhe i shpreh ngushëllimet popullit, qeverisë turke dhe familjeve të atyre që humbën jetën në këtë sulm.

Meksika është në solidaritet me Turqinë, përfundon komunikata.

Edhe Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, në mesazhin që ka publikuar në turqisht dhe anglisht në llogarinë e tij në median sociale shkruan: “zemrat dhe lutjet tona janë me popullin turk. Ky sulm është bërë kundër njerëzimit”.

Me urrejtje e dënoi sulmin në Stamboll edhe Vatikani. Në mesazhin e tij Papa Françesku tha se një natë e shpresës dhe urimeve u përgjak dhe u shprehu ngushëllimet e tij populli turk.

Në mënyrë të ashpër e dënoi sulmin edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Në një komunikatë për mediat ngjarja përshkruhet si “një sulm terrorist i kryer në mënyrë mizore dhe barbare”.

Kryetari i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Turke (CAIR), Nihad Awad pas sulmit publikoi këtë mesazh: “Zemra ime është me familjet e atyre që u vranë nga terroristët në Stamboll, me të dashurit e tyre dhe me të plagosurit”.



Lajme të ngjashme