Turqia kthehet në shesh xhirimi të kinematografisë botërore

Sipas të dhënave që ka publikuar Drejtoria e Kinematografisë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmin në vitin 2016 janë bërë 135 kërkesa nga kompani të ndryshme kinematografike të botës për të realizuar projekte të reja.

Turqia kthehet në shesh xhirimi të kinematografisë botërore

Me pasuritë historike dhe natyrore, me strukturën kulturore që ka Turqia është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara për producentët e filmit dhe dokumentarit nga rajone të ndryshme të botës.

Kompani nga vende të ndryshme të botës kanë aplikuar pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për të nxjerrë lejet e nevojshme për të xhiruar.

Sipas të dhënave që ka publikuar Drejtoria e Kinematografisë pranë kësaj ministrie në vitin 2016 janë bërë 60 kërkesa për xhirimin e filmave dokumentarë, 24 për programe televizive, 17 për xhirimin e reklamave, 12 për xhirimin e filmave me metrazh të shkurtër, 8 për videoklipe, 5 për telenovela dhe një aplikim është bërë në kuadër të një projekti të madh filmi.

Kompanitë kinematografike që kanë aplikuar për 135 projekte të ndryshme gjatë vitit 2016 i kanë selitë e tyre në Gjermani, Australi, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Brazil, Kinë, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Afrikë e Jugut, Kore e Jugut, Indi, Holandë, Angli, Irlandë, Spanjë, Suedi, Zvicër, Itali, Japoni, Kanada, Katar, Kubë, Liban, Malajzi, Meksikë, Pakistan, Federata e Rusisë, Serbi, Arabia Saudite, Suazilend, Tajvan, Ukrainë, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Lajme të ngjashme