Kryeministri i Kosovës dënon aktin terrorist në Stamboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka dënuar ashpër sulmin terrorist që ndodhi në Stamboll në orët e para të vitit 2017, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz dhe shumë të tjerë u plagosën.

642049
Kryeministri i Kosovës dënon aktin terrorist në Stamboll

Me këtë rast, kryeministri Mustafa shpreh dhimbjen e pikëllimin e qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës për viktimat, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, për qeverinë turke dhe vendet tjera të prekura nga ky sulm.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, thekson se këto akte dëshmojnë se terrorizmi po vazhdon të godasë pa mëshirë, duke mos zgjedhur mjete, me qëllim që të rrezikojë vlerat e botës demokratike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar që të vazhdojë kontributin e saj maksimal në angazhimet e botës demokratike kundër çdo forme të terrorizmit, të cilat cenojnë vlerat tona të përbashkëta dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve të pafajshëm”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Isa Mustafa.



Lajme të ngjashme