Forcat e Armatosura të Turqisë neutralizojnë 26 terroristë

Ekipet e policisë, xhandarmerisë dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë kanë ndërmarrë 274 operacione ndaj organizatave terroriste PKK/KCK.

Forcat e Armatosura të Turqisë neutralizojnë 26 terroristë

Ministria e Brendshme deklaroi se gjatë javës së fundit në operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK janë vrarë 26 terroristë.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Brendshme thuhet se ekipet e policisë, xhandarmerisë dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë kanë ndërmarrë 274 operacione ndaj organizatave terroriste PKK/KCK.

Ekipet e forcave të sigurisë deklaruan se gjatë javës së fundit janë ndaluar 342 persona për ndihmë dhe mbështetje të organizatës terroriste, ndërkaq janë arrestuar 34 të tjerë.

Ndërkohë që gjatë operacioneve janë shkatërruar një numër i madh i vendstrehimeve të përdorura nga ana e organizatës terroriste gjithashtu janë kapur edhe një numër i madh i municionit.

Ndërkaq në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) janë ndaluar 475, ndërsa u arrestuan 116 persona.

Nga 147 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH, janë arrestuar 25 persona.



Lajme të ngjashme