Është zbuluar autori i sulmit terrorist në Stamboll

Zv.kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Numan Kurtullmush në deklaratën që bëri për gazetarët në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Ministrave tha se janë përcaktuar shenjat e gishtave dhe pamja e terroristit që përgjaku një klub nate në Stamboll.

642706
Është zbuluar autori i sulmit terrorist në Stamboll

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) në deklaratën që bëri për gazetarët lidhur me mbledhjen e kabinetit tha se janë përcaktuar shenjat e gishtave dhe pamja e terroristit që përgjaku një klub nate në Stamboll natën e vitit të ri.  

Këshilli i Ministrave mbledhje e parë të vitit e mbajti në Bestepe (lagjja ku ndodhet Kompleksi Presidencial) nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan.

Sulmi terrorist në Stamboll ishte pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave.

Duke folur për mbledhjen, Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë Numan Kurtulmuş tha: "Turqia nuk do të dekurajohet nga ky sulm i pabesë".

Kurtullmush, gjithashtu tha se do të vazhdojë lufta në kohë reale kundër organizatave terroriste.

Zv.kryeministri Kurtullmush tha se do të vazhdojnë edhe iniciativat e paqes në Lindjen e Mesme, ndërsa paralajmëroi fillimin e një epoke të re (në marrëdhëniet) me Irakun.

"Është e kuptueshme se operacionet e suksesshme  dhe të qëndrueshme që vazhdojnë në Siri në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, janë shqetësuese edhe për këto organizata, edhe për ata që i përdorin organizatat terroriste si nënkontraktorë. Kuptohet që aktin terrorist e kanë orientuar veçanërisht ato forca që nuk i ‘përtypin’ dot arritjet tona të kohëve të fundit në terren”, - tha Kurtullmush.

"Çfarëdo lloj plani që të bëni, Turqia është në gjendje për të marrë çdo masë paraprake, dhe operacionet do të vazhdojnë deri sa Turqisë të mos i vijë asnjë dëm nga organizatat terroriste. Operacionet jashtë kufirit do ti vazhdojmë me vendosmëri, deri ku të shkojnë, në Xherabulus, Menbic, al-Bab, shoti ai.

Kurtullmush gjithashtu tha se projektligji për kushtetutën këtë javë do të vijë për diskutim në Kuvend.



Lajme të ngjashme