Jëlldërëm dhe kryeministri i Jordanisë zhvillojnë një bisedë telefonike

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Jordanisë, Hani el-Mulki.

641433
Jëlldërëm dhe kryeministri i Jordanisë zhvillojnë një bisedë telefonike

Kryeministri turk i shprehu ngushëllimet homologut jordanez për viktimat që humbën jetën në sulmin terrorist të 18 dhjetorit në rajonin Karak të Jordanisë dhe tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e bashkëpunimit të Turqisë dhe Jordanisë në luftën kundër terrorit.

Binali gjithashtu e falënderoi Mulki-n për solidaritetin që Jordania tregoi ndaj tentativës së grushtit të shtetit nga ana e organizatës terroriste gyleniste/ struktura paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik 2016.

Në bisedë Jëlldërëm theksoi se në krizën e Sirisë, Turqia dhe Jordania janë dy vendet që e kanë sipërmarrë më shumë përgjegjësinë njerëzore dhe theksoi se mbrojtja e armëpushimit në Siri dhe vazhdimi i bashkëpunimit për arritjen e zgjidhjes politike të përhershme ka një domethënie të rëndësishme.

Edhe  Kryeministri i Jordanisë, Hani el-Mulki tha se zotërojnë një vullnet të fuqishëm për përforcimin edhe më shumë të bashkëpunimit me Turqinë përfshi edhe në marrëdhëniet ekonomike.

Ai bëri të ditur se i bashkohet fjalëve të Kryeministrit Jëlldërëm në lidhje me Sirinë. Ndërkohë ai shprehu edhe ngushëllimet për dëshmorët që kanë rënë në sulmet terroriste të kohëve të fundit në Turqi.



Lajme të ngjashme