Çavushollu i shpjegon homologëve procesin për Sirinë

Në bisedën e zhvilluar me kërkesë të Johnson dhe Mogerinit, Çavushollu dha informacion për armëpushimin në Siri dhe procesin drejt Astana-s.

Çavushollu i shpjegon homologëve procesin për Sirinë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvilloi biseda telefonike me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov, Ministrin e Jashtëm të Anglisë Boris Johnson dhe Shefen evropiane të Punëve të Jashtme, Federica Mogherini.

Në qendër të bisedave ishte armëpushimi dhe procesi i Astana-s.

Në bisedën e zhvilluar ndërmjet Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlyt Çavushollu dhe Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov u shkëmbyen mendime me në krye armëpushimin në Siri si dhe zhvillimet e tjera në këtë vend përfshi edhe procesin e Astana-s.

Më pas Çavushollu bisedoi me Ministrin e Jashtëm të Anglisë Boris Johnson dhe Shefen evropiane të Punëve të Jashtme, Federica Mogherini.

Në bisedën e zhvilluar me kërkesë të Johnson dhe Mogerinit, Çavushollu dha informacion për armëpushimin në Siri dhe procesin drejt Astana-s.

Në biseda u shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet aktuale në Siri.

Ministri i jashtëm anglez gjithashtu i shprehu Turqisë ngushëllimet në lidhje me sulmet terroriste të ndërmarra kohët e fundit në Turqi dhe e falënderoi për kontributin e saj në sigurimin e armëpushimit në Siri.

Johnson u shpreh se Anglia është e gatshme të japë çdo lloj mbështetje për procesin e armëpushimit në Siri.



Lajme të ngjashme