Turkmenët e Telaferit mbërritën në Turqi pas 40 ditëve udhëtim

Ndërkohë që vazhdojnë operacionet kundër organizatës terroriste DAESH në Irak, turkmenët e ikur nga zona e Telaferit janë strehuar në Turqi duke hyrë nga vendkalimi kufitar të Hatayit.

Turkmenët e Telaferit mbërritën në Turqi pas 40 ditëve udhëtim

Ndërkohë që vazhdojnë operacionet kundër organizatës terroriste DAESH në Irak, turkmenët e ikur nga zona e Telaferit janë strehuar në Turqi duke hyrë nga vendkalimi kufitar të Hatayit.

Viktimat e luftës, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë pas 40 ditësh udhëtimi arritën në Turqi. Pas regjistrimit dhe kontrolleve mjekësore, ata dërgohen në kampet në qytete të ndryshme të Turqisë.

Në anën tjetër numri i civilëve të zhvendosur prej ditës së fillimit të operacioneve për shpëtimin e qytetit të Mosullit nga organizata terroriste DAESH e këtej doli në 137 mijë.

Ministri i Migrimit dhe për Refugjatë i Irakut, Xhasëm el-Xhaf në deklaratën e tij të bërë tha se “Prej datës së fillimit të operacioneve në Mosull e këtej nga Havixhe të Kirkukut dhe Mosulli janë zhvendosur 137 mijë njerëz”.

Ministri El-Xhaf bëri të ditur se një pjesë e këtyre njerëzve janë strehuar në kampet në afërsi të Erbilit, Duhokut, Salahaddinit dhe Mosullit.

Shumica e civilëve të ikur nga Mosulli janë strehuar në kampet Hazir, Hasan Sham, Xheda 1, Xheda 2 dhe Xheda 3.

Njësitë ushtarake të irakut, forcat peshmerge dhe Rojet e Ninevës, pjesa më e madhe e të cilëve përbëhet prej pjesëtarëve të trajnuar nga ushtria turke në kampin Bashika, më 17 tetor kanë filluar një operacion për spastrimin e Mosullit nga DAESH-i.


Fjalët Kyçe: Telafer , turkmenët , DAESH , Turqi , Hatay , refugjatët

Lajme të ngjashme