Presidenti Thaçi takohet me Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin turk

Takimi Kahraman-Thaçi, u zhvillua me dyer të mbyllur për median dhe zgjati 45 minuta.

Presidenti Thaçi takohet me Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin turk

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Rexhep Tayyip Erdoan u  takua në rezidencën shtetërore të kryeministrisë në Çankaya me Kryeministrin Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).

Presidenti Thaçi u prit nga Kryeministri Jëlldërëm në hyrje të rezidencës dhe më pas kaluan në takimin kokë më kokë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua edhe me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman.

Takimi Kahraman-Thaçi, u zhvillua me dyer të mbyllur për median dhe zgjati 45 minuta.

Më pas Presidenti i Kosovës, pas takimit i shoqëruar nga zëvendëskryetari i TBMM-së, Ahmet Aydın, vizitoi ambientet e bombarduara të Parlamentit, gjatë tentativës së organizatës terroriste gyleniste FETO për grusht shteti, më datën 15 korrik.

Këtu Presidenti i Kosovës vendosi një kurorë me lule për dëshmorët që ranë gjatë tentativës së grushtit të shtetit.

Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin Presidencial, ku fillimisht do të zhvillojë një takim me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdoan, më pas do të kalohet në takimin ndërmjet delegacioneve.

Dy liderët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në takim pritet të shqyrtohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet Turqi-Kosovë dhe do të sigurohet mundësia e zhvillimeve edhe më shumë të bashkëpunimit në temat rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë vizitës shtetërore në Turqi, Presidenti Thaçi, do të vendosë kurora me lule në Mauzoleun e Ataturkut, në Kuvendin e Turqisë dhe në vendin e sulmit terrorist në Beshiktash të Stambollit.

Gjithashtu, presidenti Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në universitetin TOBB të Ankarasë.



Lajme të ngjashme