Turqi-Rusi, gati plani për armëpushimin e përgjithshëm të Sirisë

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli AA bëri të ditur se Turqia dhe Rusia ranë dakord mbi një plan të cilin do t'ua propozojnë palëve që janë në konflikt në Siri me qëllim që të fillojnë një armëpushim në të gjithë Sirinë.

Turqi-Rusi, gati plani për armëpushimin e përgjithshëm të Sirisë

Sipas informacionit që AA-ja ka marrë nga burime të sigurta thuhet se Turqia dhe Rusia pas armëpushimit të shpallur në lindje të Halepit dhe evakuimit të popullatës civile, kanë arritur në konsensus mbi një plan të cilin do t'ua propozojnë palëve që ta përhapin në të gjithë vendin.

Plani synohet që të zbatohet në të gjitha rajonet ku regjimi i Esadit dhe grupet e huaja terroriste mbështetës të regjimit janë në konflikt me grupet opozitare.

Ankaraja dhe Moska në këtë kuadër do të tregojnë përpjekje që armëpushimi të hyjë në zbatim këtë mesnatë mes palëve në konflikt.

Ndërsa bëhet e ditur se organizatat terroriste do të mbahen jashtë përfshirjes në armëpushim.

Në rast të arritjes së një suksesi në armëpushim, regjimi dhe opozitarët nën udhëheqjen e Turqisë dhe Rusisë do të nisin negociatat politike në Astana.

Dy vendet të cilat do të jenë garantuesit e procesit synojnë që në procesin e negociatave të ofrojnë kontribut në kuadër të procesit të tranzicionit politik i cili parashikohet në vendimin me numër 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.



Lajme të ngjashme