Rusia mbështet deklaratën e Erdoanit për mbështetjen e Amerikës ndaj DAESH-it

Deklaratës “ Mbështesin DAESH-in” të Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i erdhi mbështetje nga Moska.

Rusia mbështet deklaratën e Erdoanit për mbështetjen e Amerikës ndaj DAESH-it

Kryetari i Komisionit të Çështjeve me Jashtë të Dumës (Dhoma e Ulët e parlamentit rus), Aleksei Pushkov tha se deklarata e Erdoanit, se koalicioni nën pararojën e Amerikës mbështet DAESH-in, është i drejtë.

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në Twitter, Pushkov shkruan: “Erdoani ka të drejtë; Ka shumë gjëra që tregojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin organizatat terroriste. Kurse përpjekja e Departamentit amerikan të Shtetit për të pretenduar të kundërtën e një gjendjeje që duket qartë është e pakuptimtë”.

Presidenti Erdoan në konferencën e përbashkët me shtyp me Kryetarin e Shtetit të Guinesë, Alpha Conde, ishte shprehur me fjalët: “Për fat të keq forcat e koalicionit nuk ka mbajnë premtimet e dhëna deri tani. Fjala e dhënë ishte ndryshe por tani ata janë në një pozicion tjetër. Qoftë kështu ose ashtu, ne jemi duke e vazhduar rrugën tonë me vendosmëri dhe do ta vazhdojmë edhe më tej rrugën tonë. Ne nuk do të kthehemi pas në rrugën tonë”.  



Lajme të ngjashme