Turqia fiton 318 milionë dollarë nga urat dhe autostradat

Në 11 muajt e parë të vitit nga tarifat e urave dhe autostradave Turqia ka mbledhur 318 milionë dollarë të ardhura, ku vetëm 76 milionë dollarë janë marrë nga dy urat e Stambollit.

otoyol_genel.jpg
10-11/Files/UploadedImages/9415337112kprotoyolgelir.jpg
Osmangazi Köprüsü.jpg
osmangazi köprüsü.jpg

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve Tokësore, nga urat "Dëshmorët e 15 Korrikut" dhe "Fatih Sulltan Mehmet", të dyja mbi Bosfor dhe që lidhin Evropën me Azinë, janë grumbulluar rreth 268.3 milionë lira turke (76,65 milionë dollarë), ndërsa nga autostradat 845.35 milionë lira turke (241,5 milionë dollarë),

Shifrat tregojnë se brenda kësaj periudhe kanë paguar tarifa rreth 386,3 milionë automjete. Shoferët në Turqi kanë paguar 4.75 lira turke (1.36 dollarë) për tarifat e urës, si dhe tarifa më të larta për automjetet më të rënda.

Në muajin nëntor, mbi 33.5 milionë automjete që kanë paguar tarifat e urës dhe rrugëve të Turqisë, kanë paguar në total rreth 100 milionë lira turke (28.5 milionë dollarë).

Vitin e kaluar, për 412.4 milionë automjete që kanë shfrytëzuar urat dhe autostradat në Turqi, janë paguar 880.2 milionë lira turke (290,4 milionë dollarë). Çmimi i taksës rrugore në atë kohë ishte 4.25 lira turke (1.21 dollarë).



Lajme të ngjashme