Përurohet “Tuneli i Pavarësisë 15 Korriku” në malin Ilgaz

“Tuneli i Pavarësisë 15 Korriku” i hapur në malin Ëllgaz (Ilgaz) të Çankërës (Çankırı) u përurua me ceremoni ku mori pjesë edhe Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).

Përurohet “Tuneli i Pavarësisë 15 Korriku” në malin Ilgaz

“Tuneli i Pavarësisë 15 Korriku” i hapur në malin Ëllgaz (Ilgaz) të Çankërës (Çankırı) u përurua me ceremoni ku mori pjesë edhe Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin, Kryeministri Jëlldërëm tha se “Tuneli i Pavarësisë 15 Korriku, në malin Ëllgaz, është dëshmitari më i madh i natës së 15 korrikut”.

“Epopeja që shkroi populli në natën e 15 korrikut, ndriçoi rrugën tonë”, tha Kryeministri, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ndërkohë që ata bënë përpjekje për ndarje, ne u bashkuam, së bashku u bëmë Turqi. Asnjë fuqi nuk mund ta gjunjëzoj këtë popull të shenjtë me terrorizëm. Natyrisht se nuk do ti harrojmë dhe nuk do ti lëmë në harresë dhimbjet e jetuara. Ne do ti përcjellim këto gjeneratave të reja që të mos jetohen këto dhimbje në të ardhmen”.

Edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në ceremoninë e hapjes nëpërmjet videokonferencës.

Presidenti Erdoan tha se “Hap pas hapi i afrohemi objektivit të vitit 2023”.

Erdoan gjithashtu bëri të ditur se Turqia në mesin e vendeve anëtare të OECD-së nga kategoria e vendeve me të ardhura mesatare kaloi në kategorinë e vendeve me të ardhura të larta.

Duke e bërë të ditur se Turqia është një vend që dëshmoi se mund të rritet edhe krahas problemeve të sigurisë, Presidenti Erdoan tha se “Në të vërtet arsyet kryesore të përkrahjes së sulmeve të terrorit me sulme ekonomike janë këto suksese”.

Pas fjalimeve të rastit u bë edhe përurimi i tunelit në malin Ëllgaz.

Në tunelin, ndërtimi i të cilit filloi në vitin 2012 e që do të lidh Anadollin Qendror me zonën perëndimore të Detit të Zi, kanë punuar me qindra punëtorë duke përshkuar qindra metra nën tokë.

Hyrjet dhe daljet në tunel u projektuan në formë të “gojës së peshkaqenit”. Gjatësia e tunelit në formë të gypit në njërën anë është 5 mijë e 370 metra, ndërsa në anën tjetër 5 mijë e 391 metra dhe do të jetë një lehtësim për transportin nëpërmjet malit Ëllgaz, i cili gjatë stinës së dimrit bëhej skenë e aksidenteve të shpeshta rrugore.

Me hapjen e tunelit rruga e malit Ëllgaz e cila është e gjatë 16,8 km do të shkurtohet për 5,4 km dhe do të ulet në 11.4km. Kohëzgjatja e kalimit të rrugës së malit Ëllgaz më herët ka qenë 35 minuta, ndërsa tani kjo kohë do të shkurtohet në 8 minuta. Pas përfundimit të projekteve të tuneleve ky tunel do të jetë tuneli i 3-të më i gjatë i hapur për qarkullim rrugor.

Pritet që në saje të tunelit, i cili gjatë vitit ka 345 mijë e 655 orë të qarkullimit të kursehet në shpenzimin e karburanteve në vlerë 8 milionë e 300 mijë litra në vit. Ndërkaq kontributi i tunelit në ekonominë e vendit parashikohet të jetë 38 milionë e 200 mijë lira turke në vit.



Lajme të ngjashme