Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Bashkëpunim terrorist, rreth 2.000 anëtarë të DAESH-it i bashkohen PKK-së

Rreth 2.000 terroristë anëtarë të DAESH-it i janë bashkuar organizatës separatiste PKK, e klasifikuar gjithashtu si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian...

Bashkëpunim terrorist, rreth 2.000 anëtarë të DAESH-it i bashkohen PKK-së

Rreth 2.000 terroristë anëtarë të DAESH-it i janë bashkuar organizatës separatiste PKK, e klasifikuar gjithashtu si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Kështu është zyrtarizuar edhe një tjetër herë vëllazëria e organizatave terroriste DAESH dhe PKK, të cilat realizojnë sulme terroriste kundër Turqisë.

DAESH-i, organizatë terroriste që territoret e pushtuara prej saj po ia dorëzon PKK-së si kundërmanovër ndaj operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit”, filluar më 24 gusht 2016 nën udhëheqjen e Turqisë për spastrimin e zonave veriore të Sirisë nga elementët terroristë, tashmë ka nisur edhe transferimin e terroristëve.

Organizata terroriste dhe separatiste PKK, e cila po ndërton kazerma dhe pozicione të reja kundër operacioneve të mundshme në zonën e malit Sinxhar (Sinjar), në perëndim qytetit irakian të Mosulit, ka transferuar në radhët e saja rreth 2.000 terroristë anëtarë të DAESH-it nga fshatrat kufitare të Irakut.

Ky hap i PKK-së, organizatë terroriste që po përpiqet të konsolidojë praninë e saj në rajon duke marrë mbështetjen e Bagdadit zyrtar dhe atë të forcave shiite, ka ngjallur shqetësim të thellë në mbarë popullatën e zonës në fjalë, sidomos tek ajo jazide dhe tek Udhëheqja Rajonale Kurde në veri të Irakut.



Lajme të ngjashme