Kryeministri Yildirim dërgon mesazh ngushëllimi homologut rus Medvedev

Theksohet se kryeministri Yıldırım gjithashtu ka transmetuar mesazhet e ngushëllimit dhe solidaritetit të qeverisë për familjarët e njerëzve të cilët kanë humbur jetën në këtë aksident ajror.

637475
Kryeministri Yildirim dërgon mesazh ngushëllimi homologut rus Medvedev

Njoftohet se kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij, kryeministrit të Federatës së Rusisë, Dimitri Medvedev, në lidhje me avionin e rrëzuar në Detin e Zi.

Sipas informacioneve të marra nga Kryeministria e Turqisë, mësohet se Yıldırım i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Medvedevit, në lidhje me rrëzimin e avionit Tupolev Tu-154, i cili u rrëzua me 92 persona në bord pas një kohe të shkurtër pasi që ishte nisur nga qyteti Soçi.

Theksohet se kryeministri Yıldırım gjithashtu ka transmetuar mesazhet e ngushëllimit dhe solidaritetit të qeverisë për familjarët e njerëzve të cilët kanë humbur jetën në këtë aksident ajror.



Lajme të ngjashme