Turqia përshëndet vendimin e KS të OKB-së ndaj Izraelit

Turqia bëri të ditur se priti me kënaqësi vendimin e rezolutës që kërkon ndërprerjen e kolonizimit izraelit që u miratua dje nga Këshilli i Sigurimit në OKB pas vendimit të SHBA-së për të mos përdorur të drejtën e saj për veto.

Turqia përshëndet vendimin e KS të OKB-së ndaj Izraelit

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë bëhet e ditur se në vendimin ku theksohet se Izraeli duhet të përmbushë përgjegjësitë e tij ligjore si një fuqi pushtuese, tërhiqet vëmendja se kolonizimet përbëjnë pengesë përpara vizionit të zgjidhjes së çështjes me dy shtete.

Në deklaratë shkruhet gjithashtu: “Ripërsërisim edhe një herë thirrjen se Izraeli, duke zbatuar këtë vendim që pasqyron qasjen e përbashkët të shoqërisë ndërkombëtare, duhet ti japë fund menjëherë aktiviteteve të jashtëligjshme që është duke vazhduar në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor”.



Lajme të ngjashme