Stamboll – Ndeshje futbolli për respekt të dëshmorëve e solidarizim kundër terrorizmit

Futbolli turk u bashkua të enjten në një trup dhe zë të vetëm kundër terrorizmit. Yjet e superligës turke dolën në fushë për dëshmorët dhe veteranët...

Stamboll – Ndeshje futbolli për respekt të dëshmorëve e solidarizim kundër terrorizmit
Stamboll – Ndeshje futbolli për respekt të dëshmorëve e solidarizim kundër terrorizmit
Stamboll – Ndeshje futbolli për respekt të dëshmorëve e solidarizim kundër terrorizmit

Nën kujdesin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Federatës Turke të Futbollit dhe Fondacionit të Unionit të Klubeve, në Stadiumin “Vodafone Arena” të Besiktasit, në Stamboll, u luaj “Ndeshja në respekt të dëshmorëve” në shenjë solidarizimi kundër terrorizmit. Yjet e superligës turke dolën në fushë për dëshmorët dhe veteranët. Donacionet gjatë takimit miqësor u grumbulluan në një llogari të Ministrisë së Familjes dhe Politikave Sociale, për t’iu shpërndarë më pas familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës kundër terrorizmit.

Futbolli turk u bashkua të enjten në një trup dhe zë të vetëm kundër terrorizmit.

Yjet e superligës turke dolën në fushë për dëshmorët dhe veteranët.

Nën kujdesin e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Federatës Turke të Futbollit dhe Fondacionit të Unionit të Klubeve, në Stadiumin “Vodafone Arena” të Besiktasit, në Stamboll, u luaj “Ndeshja në respekt të dëshmorëve” në shenjë solidarizimi kundër terrorizmit.

Para fillimit të ndeshjes, u mbajt një minutë heshtje në nder të dëshmorëve, ndërsa më pas u ekzekutua himni kombëtar i Turqisë dhe u këndua Kuran.

Kreu i Shtetit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të shkurtër përpara vërshëllimës fillestare të arbitrit, përcolli mesazhin për unitet dhe solidaritet.

Ai foli në veçanti për sulmet terroriste të datës 10 dhjetor përreth Stadiumit “Vodafone Arena” të Besiktasit, në Stamboll, të 17 dhjetorit në Kayseri, për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, si dhe për operacionin ushtarak “Mburoja e Eufratit”.

Turqia – theksoi Presidenti Erdogan, po kalon një periudhë të vështirë në luftën kundër terrorizmit, ku të gjitha organizatat terroriste po përpiqen të vjellin urrejtjen dhe mllefin e tyre duke masakruar çdokënd, që u del përpara.

“Prej tashmë një viti e gjysmë, jemi duke jetuar një periudhë lufte të pandërprerë kundër terrorizmit, e cila ka shkaktuar dëshmorë dhe veteranë. Policia, ushtria, rojat tona të fshatrave dhe ky komb do të bëhen një trup i vetëm dhe do t’i japin fund terrorizmit; mjafton që të bëhemi një, të bashkojmë fuqitë, të jemi vëllezër dhe të gjithë së bashku të quhemi Turqi”, u shpreh Erdogan.

Më pas, presidenti turk zbriti në fushën e gjelbër dhe përshëndeti një për një të gjithë fëmijët e dëshmorëve, policët dhe futbollistët.

Ndeshja e bamirësisë ndërmjet yjeve turke dhe të huaja të superligës turke u drejtua nga arbitri i njohur, Cuneyt Çakir.

Disa nga emrat e huaj në fushë ishin Samuel Eto'o, Wesley Sneijder, Nigel de Jong dhe Anderson Talisca.

Të gjithë futbollistët dhe arbitri Çakir bënë përshëndetje ushtarake drejtuar tribunave pas çdo goli të shënuar gjatë takimit.

Kjo ndeshje domethënëse u fitua me rezultatin 4-3 nga yjet turke, që mbanin veshur fanellë të kuqe, ndërkohë që ekipi i yjeve të huaja të superligës turke u paraqit me fanellë të bardhë.

Donacionet gjatë takimit miqësor u grumbulluan në një llogari të Ministrisë së Familjes dhe Politikave Sociale, për t’iu shpërndarë më pas familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës kundër terrorizmit.



Lajme të ngjashme