Mburoja e Eufratit: Ushtria turke asgjëson 24 terroristë

Ushtria turke në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, filluar nën drejtimin e Turqisë më 24 gusht për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementët terroristë, asgjësoi 24 terroristë.

Mburoja e Eufratit: Ushtria turke asgjëson 24 terroristë

Ushtria turke në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, filluar nën drejtimin e Turqisë më 24 gusht për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementët terroristë, asgjësoi 24 terroristë.

Sipas një komunikate me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë, në ditën e 122-të të operacionit, janë bërë bombardime të dendura si nga ajri ashtu edhe nga toka në kuadër të  operacionit të përparuar që ka filluar për të pastruar terroristët e DAESH-it në Al-Bab, që është rrethuar nga elementet opozitare.  

Në përleshje u vranë 2 terroristë të organizatës terroriste DAESH.

Ndërkaq u kap edhe një dron që i përkiste organizatës terroriste PKK/PYD.

Edhe nga ana e avionëve luftëtarë turq, o goditën 51 objektiva të organizatës terroriste të DAESH-it të përcaktuara në rajonin DAESH duke asgjësuar kështu 22 terroristë.

Në këtë operacion u shkatërruan 37 ndërtesa të përdorura për strehim, depo armësh dhe mbrojtje, 3 depo dhe një qendër logjistike e DAESH-it.

Që nga fillimi i operacionit e deri më sot, nga ekipet e përcaktimit dhe çaktivizimit të lëndëve eksplozive që sigurojnë mbështetje për opozitarët në rajonet e pastruara nga organizata terroriste DAESH, janë pastruar 2 mijë e 208 bomba artizanale, shumica e tyre të kurthuar si dhe janë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar 42 mina.



Lajme të ngjashme